Qentë janë ‘dashnia e përjetshme’ e Vladimir Putin (foto-video)

Presidenti rus Vladimir Putin njihet për ‘dashninë’ e tij ndaj qenve, aq sa i mban afër edhe në takimet zyrtare.

Para disa kohësh, ndërkohë që priti për intervistë dy gazetarë japonezë, shefi i Kremlinit u paraqit bashkë me nji prej qenve të tij, racës japoneze Akita, raporton ‘Business Times’.

Qeni me emnin “Yume”, që në japonisht i bjen “andërr”, ishte dhuratë për Putin nga Qeveria e Tokios, 4 vjet ma parë në shejë falënderimi për ndihmën e Rusisë mbas Cunamit të 2011’tës  që e goditi Japoninë.

Qeni i presidentit frigësoi jo pak përkthyesin e dy gazetarëve i cili qëndronte mbas, me padurim që ajo situatë të përfundonte.

Nji situatë e ngjashme ka ndodh me kancelaren gjermane Merkel.

Kjo e fundit asht e njoftun për tutën ndaj qenve.

Në takimin me të, Putin u paraqit me nji qen të zi, që siç treguen edhe pamjet e takimit, ishte makthi ma i keq i Kancelares.

 

ImageImageImageImageImageImageImage

Shperndaje në: