S’keni me besue sa asht shitë puro e lanë n’gjysë nga Churchill

Nji cigare e lanë përgjysë e ish kryeministrit britanik, Winston Churchill, asht shitë për 12.000 dollarë simbas Shtëpisë së Ankandit në Boston.

Churchill e kishte pi pjesërisht cigaren 10 cm në aeroportin e Le Bourget në Paris më 11 Maj 1947. Ajo iu shit mbramjen e së Shtunës nji koleksionisti nga Palm Beach, Florida.

Puro gjysë e pime qëndroi në nji avion britanik, me të cilin fluturoi Chruchill dhe bashkëshortja e tij në Paris.

Ishte piloti i avionit që e gjeti dhe e ruejti puron kubaneze të ish kryeministrit, që përmban nji etiketë ngjyrë të kuqe dhe ari të LA Corona së bashku me emnin e plotë të liderit të kohës së luftës.

Shperndaje në: