Mikja e Kosovës mbetet jashtë Parlamentit të Austrisë

Zgjedhjet parlamentare të mbajtuna të Diellën në Austri kanë nxjerr rezultate befasuese.
Teksa në kampin e Partisë ÖVP të Sebastian Kurz shihen lot gëzimi për fitoren e zgjedhjeve, në kampin e Partisë së Gjelbër të udhëhequn nga Ulrike Lunacek kishte lot dëshpërimi.

Simbas rezultateve preliminarë, të Gjelbrit fituen 3.9%, me çka nuk munden m’u ba pjesë e parlamentit të ardhshëm (pragu zgjedhor: 4%), shkruen albinfo.ch

Për kandidaten Lunacek, mike e deshmueme e Kosovës dhe e shqiptarëve, ky rezultat asht nji dështim dhe fatkeqësi.

 

Shperndaje në: