Shihni krejt udhëheqësit ma të ri të planetit (Lista)

Sebastian Kurz, 31 vjet ku partia e tij fitoi të Diellën zgjedhjet parlamentare në Austri ka m’u renditë si lideri ma i ri në botë.

Disa liderë të ri janë tash në pushtet, por shumica prej tyne i kanë kalue të dyzetat.

 

 

Këta janë liderët ma të ri

 

-Irlandë: – Leo Varadkar, i moshës 38 vjeçare u zgjodh në majin e 2017 si Taoisigh më i ri, ose kryeministri i Republikës së Irlandës.

-Francë: Emmanuel Macron u zgjodh në krye të shtetit në majin e 2017, duke u renditur në moshën 39 vjeçare më i riu në moshë nga 25 presidentët e Republikës Franceze i pari në mesin e tyre, si Louis Napoléon-Bonaparte (40 vjeç në 1848).

-Estoni : Centristi Juri Ratas u zgjodh në moshën 38 vjeç kryministër i vendit në nëntor 2016. Ai pasoi një tjetër udhëheqës mjaft të ri në moshë, Taavi Roivas që mundi të depërtojë në krye të qeverisë në moshën 34 vjeçare në 2014.

-Ukrainë : Volodymyr Hroïsman u zgjodh kryeministër në 2016 në moshën 38 vjeç.

-Tunizi: Youssef Chahed u zgjodh kryeministër në 2016, në moshën 40 vjeçare.

-Greqi: Aleksis Cipras u emërua kryeministër në 2015, në moshën 40 vjeçare.

-Kanada: Kryeministri Justin Trudeau erdhi në pushtet në moshën 43 vjeç në 2015.

-Poloni: Andrzej Duda u zgjodh president në moshën 43 vjeç në 2015.

-Belgjikë: Charles Michel u zgjodh në 2014 në krye të qeverisë të vendit të tij, në moshën 38 vjeç.

-Gjeorgji: Guiorgui Margvelachvili u zgjodh president në moshën 44 vjeçare në 2013.

-Hungari: Viktor Orban u zgjodh kryeministër në 1998 në moshën 35 vjeçare. Ai humbi postin drejtues dhe e rifitoi në 2010.

-Ish-liderë të rinj-

Disa liderë të rinj që kanë humbur së fundmi postet drejtuese:

-Italie: Matteo Renzi drejtoi qeverinë nga 2014 në moshën 39 vjeçare, deri në 2016.

-Kosovë: Atifete Jahjaga ishte 36 vjeçe kur mori drejtimin e presidencës së vendit të saj në 2011 (deri në 2016).

-Britani e Madhe: David Cameron ishte 43 vjeç kur mori drejtimin e Downing street në 2010 (deri në 2016).– Dhe duke shkuar më tej …Për kujtesë, Filipe Gonzalez u zgjodh drejtues i qeverisë spanjolle në moshën 40 vjeçare, në 1982, Tony Blair u zgjodh kryeministër britanik në moshën 43 vjeçare, në 1997. Benazir Bhutto u zgjodh kryeministër i Pakistanit në 1988 në moshën 35 vjeç. Laurent Fabius drejtoi qeverinë francese në 1984 në moshën 37 vjeçare.

Amerikanët Theodore Roosevelt dhe John F. Kennedy u zgjodhën respektivisht presidentë në moshën 42 dhe 43 vjeçare.

Jashtë demokracive, liderë si koreani-verior Kim Jong-un apo emiri i Katarit, Tamim ben Hamad Al-Thani janë respektivisht 34 dhe 37 vjeç. Dhe Mouammar Kadhafi erdhi në pushtet në moshën 27 vjeç në Libi, në 1969.

Shperndaje në: