Clinton vjen me deklaratë ‘shokuese’ për WikiLeaks

Hillary Clinton

Hillary Clinton ka thanë për nji transmetues shtetnor australian, se shefi i WikiLeaks, Julian Assange, asht vegël e Rusisë.

Clinton tha n’intervistë se shpijuni australian ishte ba nji “oportunist nihilist që realizon ofertat e diktatorit”, Presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ai asht vegël e inteligjencës ruse, dhe nëse ai asht martir i fjalës së lirë, përse WikiLeaks nuk publikon asgja për Rusinë?”, ka thanë Clinton.

Assange n’anën tjetër, i ngujuem në ambasadën e Ekuadorit në Londër, i asht përgjigj intervistës së Clintonit përmes rrejtit social Twitter, tue thanë se ajo “nuk asht person i besueshëm”.

Clinton ishte ankue rreth publikimeve të WikiLeaks gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016’të.

Në vitin 2012, drejtori i atëhershëm i CIA’s, Mike Pompeo, pati shpall WikiLeaks’in “shërbim inteligjent armiqësor” dhe kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkueme.

 

Shperndaje në: