Haradinaj garanton qeverisje pa korrupcion, kend e ‘kërcenon’

Kryeministri i Kosovës, njiherësh kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj, tha se vendit deri më sot i ka mungue nji qeverisje e mirë, mbasi vendi do t’ishte ma i zhvilluem, si dhe ka m’u zhdukë papunësia.

Ai garantoi se në qeverisjen e tij nuk do të ketë korrupcion, ashtu siç ka ndodh në të kaluemen.

Haradinaj ka thanë se ka me i kry detyrat ma seriozitet për vendin, ndryshe kanë me shkue në shtëpi.

“Unë po punoj në çdo sekondë, në çdo minutë dhe çdo orë me e zbatuar qeverisjen për Kosovën, sepse po ndodhi ajo që është paraparë që është e shkruar në Kushtetutë, në ligje, në detyra të kryetarit të qeverisë, në detyra të kryetarit të komunës, besoni që ky vend mundet me u bërë i zhvilluar dhe me qenë i pasur. Besoni se në këtë vend mundemi me mbetur pa njerëz që na duhen për punë, pra mundet me u zhdukur papunësia në Kosovë, jo me pasur aq sa e kemi sot. Ju kam thënë të gjithëve: “O kemi me i kryer detyrat që i kemi, o kanë me mbërri te njerëzit tonë, o ka me na thënë njeriu ynë faleminderit, o na duhet me shkuar të gjithë, prej meje e deri te i fundit në këtë vend”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

 

Shperndaje në: