Në Ulqin zbulohet nafta, ka 438 miliona barela naftë

Mali i Zi në nëndetin e vet ka 51 miliardë metër kub gaz natyror dhe 144 milion resurse të rrjedhshme, gjegjësisht 438 milion barela naftë.

Këtë e tregoi raporti i vlerësuesit të pamvarun për blloqet në nëndetin malazez, të cilët i menaxhon kompania Energean Oil & Gas.

Ky raport, siç u tha për CdM nga kjo kompani, vërteton vlerësimet që Mali i Zi ‘rri ulun’ në nyjën e resurseve të çmueme të potencialit të pashfrytëzuem të Adriatikut lindor.

Energean asht tash për tash i vetmi operator, me 100 për qind pjesëmarrje, në të ashtuquejtunët blloqe në nëndetin e Ulqinit.

 

Shperndaje në: