Nji fjali e zyrtarit amerikan e çoi peshë gjysën e Serbisë!

U çuen në kambë rusofilët serbë, por edhe politikanët: “Ai njeri nuk e respekton vendin tonë”.

Zyrtari i naltë i administratës amerikan, Hoyt Brian Yee, ka shkaktue të Martën reagimet e ashpra në Beograd me deklaratën se vendet të cilat dëshirojnë anëtarësim në BE duhen me tregue qartë se nuk munden me u“të ulë në dy karrige”, gja që ministri i mbrojtjes serb, Aleksandar Vulin, e vlerësoi si “mesazh, i cili nuk vjen nga miku”, transmeton gazetametro.net

Vulini porosinë e Yee e ka vlerësue si “deri tash presioni ma i randë zyrtar dhe shumë jodiplomatik” ndaj Serbisë dhe të drejtës së saj me vendosë e pamvarun.

Lexo deklaratën e zyrtarit amerikan:

https://www.rrokum.tv/lajme/zyrtari-i-nalte-amerikan-godet-serbine-me-kete-deklarate/

Vulin të Martën ka reague me kumtesë për shtyp, tue vlerësue se mesazhi i zyrtarit amerikan “nuk asht deklaratë e njeriut, i cili e respekton Serbinë”.

“Nuk di se çfarë ka me qenë pozicioni dhe përgjigjja e kryetarit (të Serbisë) Vucic, por jam i sigurt se ai ka me dijtë me dalë në krye me presione, si gjithmonë deri tash…Por, në emnin tim muj me thanë se kjo nuk asht deklaratë e mikut dhe se kjo nuk asht deklaratë e njeriut, i cili e respekton Serbinë, i cili e respekton politikën tonë dhe të drejtën tonë të vendosim”, ka theksue Vulin në deklaratë.

Vulin ka porositë se si “Serbia ka me i marrë vet vendimet e veta, pamvarësisht sa të mëdhej janë ata të cilët konsiderojnë se munden me vendosë për neve”

Shperndaje në: