I kërkoi diçka për Kosovën, diplomati amerikan e norvozoi keq Vucic’in!

Luftimi i mosmarrëveshjeve mbi çashtjen e Kosovës dhe presioni, siç e quejnë sebët, nga SHBA’t që Serbia me i dhanë fund lidhjeve të ngushta me Rusinë ishin dy pikat kyçe që u diskutuen në takimin e Presidentit serb Aleksandar Vucic dhe zyrtarit amerikan.

Simbas medias serbe Novosti, pikërisht këto tema banë që takimi me zgjatë mbi nji orë e gjysë, dhe prologu i krejt kësaj ishte mesazhi që përçoi Zavendës ndihmës Sekretari i Shtetit, përgjegjës për çashtjet europiane dhe Euro-Azi, Hoyt Brian Yee, se Beogradi nuk duhet m’u ulë në dy karrige.

Burimet e medias në fjalë thonë se mysafiri e këshilloj Presidentit serb m’u respektue integriteti territorial i Kosovës. E kjo çashtje thuhet se ka nervozue presidentin serb.

Vucic tha se kështu SHBA nuk u sollën 9 vjet ma parë. Tutje, ai tha se qëndrimi i tij për gjeneratat e ardhshme nuk ka m’u ngarkue me konflikte te ngrine që asht nji pengesë për pajtimin historik mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ndërkaq, ai nuk harroi me tregue që, simbas tij, Prishtina po e pengon zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në mënyrë të njianshme dhe të vazhdueshme.

 

Shperndaje në: