Vjen reagimi i Arbanit mbas numërimit të votave në Prishtinë (foto)

Sot ka përfundue numërimi i të gjithave votave të zgjedhjeve lokale në Prishtinë.

Ndaj kësaj here ka reague Arban Abrashi, kandidat i LDK’s që në ballotazhin e 19 Nandorit ka me sfidue Shpend Ahmetin nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Tash që u numëruen 100% e votave për kandidatët për Prishtinë dhe kemi nji rezultat final për raundin e parë, due me falenderue të gjithë qytetarët e Prishtinës që votuen për të preferuemit e tyne me 22 Tetor tue i ba këto zgjedhje nji festë të vërtetë demokratike”, ka shkrue ai në rrjetin social Facebook.

 

 

Postimi i Abrashit

 

 

Shperndaje në: