Dreshaj akuzon Rugovën se po ban propagandë përmes radios lokale

Banorët e Istogut më 19 Nandor kanë me zgjedhë nëse kanë me ja besue edhe nji mandat kryetarit, njiherit Nënkryetarit të LDK’s, Haki Rugovës, apo kanë me zgjedhë nji kryetar të ri, Gani Dreshajn nga AAK.

Rugova mori 43, 13 për qind të votave, ndërsa Dreshaj 37, 42 sosh.

Mirëpo, Dreshaj thotë se Rugova po e përdorë radion lokale për me ba fushatë e për me damtue emnin e tij.

Përmes nji publikimi të bamë në rrjetin social Facebook, kandidati nga AAK, akuzon edhe pronarin e radio ‘Fontanës’ në Istog që po ndihmon propagandën e pushtetit lokal.

 

Ma poshtë gjeni reagimin e plotë të Dreshajt:

 

Pushteti që po i numëron ditët e fundit në Istog po e shfrytëzon një radio lokale këtu për të tentuar me zor të bëjë popullin për vete duke u përpjekur për të dëmtuar imazhin tim ndërsa në të njëjtën kohë bën fushatë për Haki Rugovën.

I bëj me dije publikisht drejtuesit të Radio Fontanës, Zeqir Mehmetajt që mos të bëhet vegël e pushtetit sepse as propaganda e rrejshme në media nuk do të ndikojë në mendimin qytetar për ndryshim.

Nëpërmjet një emisioni në radion që po shërben si vegza e fundit për shpëtim nga humbja, po u jipet mundësi njerëzve të njohur për redaksinë që të flirtojnë me emrin e Haki Rugovës, ndërsa vetë Zeqir Mehmetaj i shtyen indirekt ata që të lakojnë emrin tim, si zakonisht në kuptim negativ.

Istogu me njeh mirë mua, e njeh Haki Rugovën, e njeh edhe Zeqir Mehmetajn, andaj po iu jap këshillën e fundit që të ndaleni me abuzime mediale, në të kundërtën do të ndjekë rrugë institucionale për të penguar këto fyerje publike.

Kjo radio është e vetmja që unë kam dëgjuar ku lejohet publikisht të abuzohet me emra, të flitet çkado, madje edhe të flirtohen lexuesit për të abuzuar me emrin tim.

Unë Gani Dreshaj jam ai i njëjti i paraluftës, i luftës dhe i pasluftës. Jam ai që pa qenë fare në politikë, por edhe kur jam inkuadruar në politikë kam ndihmuar Istogun në çfardo mënyre pa patur asnjë interes.

Jam ai që kam ndihmuar dhe ndihmoj njerëz të varfër, familjarë të dëshmorëve, lagje me rrugë, me ndriçim, me ndihma humanitare dhe kam qenë adresë për ndihmë sa herë që vendasit e mi kanë kërkuar ndihmën time.

Jam ai që me bizneset e mija në Kosovë mbajë qindra familje me qindra të punësuar.

Nuk kam nevojë më shumë të flas, janë istogasit ata që më kanë futur deputet me votën e tyre në parlament, janë ata që po i japin fund dominimit të këtij pushteti skandaloz dhe janë ata që me 19 nëntor do të votojnë për NDRYSHIM.

Shperndaje në: