A po e ndrron Lista Serbe qëndrimin për Ushtrinë?

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakic ka deklarue sonte se derisa ai asht në krye të saj, kjo organizatë politike nuk ka me mbështetë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Rakic ka reague ndaj deklaratës së Zavendëskryeministrit të Kosovës, anëtarit të kësaj Liste, Dalibor Jevtic, i cili mbas takimit të ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës me zavendës shefen e NATO’s, Rouz Gotmeler, ku teme ishte edhe Ushtria e Kosovës, ka thanë se “Lista Serbe nuk i mbyll dyert për bisedime për cilëndo temë”.

“Qëndrimi i Listës Serbe derisa unë të jem në krye të saj nuk ka me ndryshue, e ai asht i qartë për secilin.

ista Serbe nuk ka me mbështetë formimin e të ashtuquejtunës Ushtri e Kosovës. Unë nuk kam qenë i pranishëm kur kjo asht thënë dhe mundem vetëm me thanë se ky nuk asht qëndrim i Listës Serbe.

Mundet me ndodh që ministri Jevtic e ka thanë atë si Ministër në emër personal”, ka thanë Rakic.

Shperndaje në: