Presidenti Thaçi tregon se në cilën fazë asht themelimi i Ushtrisë

Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po merr pjesë në nji debat të hapun me shoqninë civile, ku po diskutohet rreth qëndrimit të komunitetit serb për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka thanë se para ma shumë se gjysë viti, si President i Republikës së Kosovës, në kuadër të përgjegjësive të tij kushtetuese, ka nisë procesin e shendrrimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosuna të Kosovës.

“Jam i bindun që ky hap final i bamjes së Kosovës me Forca të Armatosuna, mbas nji periudhe të gjatë të zhvillimit të Forcave të Sigurisë, në nji partneritet të shkëlqyeshëm me SHBA’të, KFOR’in dhe NATO’n, asht në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, në interes të gjitha komuniteteve, të sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon”.

“Ky proces i fillueme para do viteve, gradualisht asht tue shkue drejt fazës përfundimtare të vet”, ka thanë ai.

Shperndaje në: