Kjo asht ‘superfemna’, ku as minat e zjarri nuk i bajnë asgja! (video)

Prodhuesi rus i pajisjeve ushtarake, ka prezentue rrobat “e përkryeme” që ndonjiherë janë prodhue.

Nji grue në rrobat speciale po shëtiste “në fushën e minueme”, derisa shpërthenin minat nga të gjitha anët kurse flaka kalonte para fytyrës, tue mos i shkaktue as ma të voglin damtim.

Viktoria Koselnikova nuk dukej hiq e brengosun për kaosin e krijuem që mbretnonte rreth saj.

Përkundrazi, ajo thjesht shëtiste nëpër “vijën e parë të frontit”, kurse maskën e hoqi posa arriti në zonën e sigurt.

Mbas shumë shpërthimeve dhe zjarrit, ajo u largue nga fusha e minuene dhe “vija e parë e frontit”, me vetëm pak ngjyrë në fytyrë.

Mbas këtij eksperimenti të rrezikshëm, ajo dukej e emocionueme derisa bisedonte me gazetarët.

“Kur gjendeni mes zjarrit, asht nji ndjenjë e pa përshkrueme”, ka deklarue Koselnikova.

Kjo kompani shpreson që deri në vitin 2020 ka me përfundue prodhimi serik i këtij kostumi dhe se ushtria ruse ka me përdor në harmoni me programin “Luftari”.

 

Shperndaje në: