Me fyemje ndaj Kosovës, Partizani e mposhti Skenderbeun në Beograd (video)

Partizani i Beogradit e ka fitue përballjen e dytë ndaj Skënderbeut të Korçës.
Skuadra serbe ka mposht 2:0 skuadrën nga Korça, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katër të fazës së grupeve të Ligës së Europës.

Kjo ndeshje nisi nën masa të mëdha të forcave policore, për me vazhdue fyemjet e serbeve, kur në kor thirrnin ‘Kosova asht Serbi’.

Në secilën pjesë të kësaj ndeshje, u shenue nga nji goll.

Tosic në minutën e 38’ dhe Tawamba në minutën e 66’, shenuen për Partizanin.

Me këtë humbje, Skënderbeu mbetet në vendin e katërt në grupin B me vetëm dy pikë, dhe ndeshjen e ardhshme e zhvillon në shtëpi ndaj Dynamo Kiev.

 

Shperndaje në: