Rama n’panel me Brnabic: Kosova sot asht nji Republikë (foto)

“Fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të mirën e përbashkët të qytetarëve, asht e ardhmja ma e mirë për Shqipninë dhe Serbinë”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama n’edicionin e 10’t të Konferencës së Politikave Botnore të zhvillueme në Marok, kushtue qeverisjes globale.

Rama ishte i ftuem në panelin me temë “E ardhmja e Europës Juglindore”, së bashku me Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic, ku foli mbi randësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e Shqipnisë, në këtë bashkëpunim, si dhe sfidat e integrimit të vendit në BE.

“Ajo që unë shoh si nji pasqyrim shumë pozitiv të kësaj, asht se sa shumë gjanat po ndryshojnë përsa i përket popullsisë.

Asht nji mënyrë e re e të jetuemit në Ballkan, nji mënyrë që asht rrajësisht e shkëputun nga kultura se si jetonim në të kaluemen.”, u shpreh Rama.

Në kuadrin e perspektivës së bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhanieve të fqinjësisë së mirë, Kryeministri theksoi ndër të tjera se tue njoft Kosovën, Serbia ka me ba nji hap të madh përpara dhe ka m’u lehtësue nga barra e së kaluemes.

“Kosova asht sot nji Republikë. Asht aty dhe funkcionon si nji shtet i pamvarun, sovran, me institucionet e saj, dhe jam shumë i lumtun ta them, me nji model shumë të admirueshëm respekti për minoritetet, para së gjithash për minoritetin serb, i cili ka përfaqësi në parlament, në qeveri. Bindja ime asht, ka qenë gjithmonë dhe mbetet që, tue njoft Kosovën, Serbia ka me ba nji hap të madh përpara dhe ka m’u lehtësue nga nji barrë e së kaluemes, e cila asht pengesë për me pa drejt së ardhmes ma e lehtësueme”,tha nder të tjera Rama në Marok.

 

Shperndaje në: