Macron i kërkon Putinit ndihmë humanitare për Sirinë

Emmanuel Macron i kërkoi sot Presidentit rus, Vladimir Poutin, gjatë nji bisede telefonike për me përdorë gjithë ndikimin e tij ndaj regjimit sirian, në mënyrë që ndihma humanitare me mbërrijë në destinacion në Ghoutan Lindore, nji zonë rebele e izolueme n’afërsi të Damaskut.

“Presidenti francez kërkon që me mbështetjen e Moskës, aksesi humanitar me qenë i garantuem dhe efektiv në afatin ma të shkurtë, kryesisht në Ghoutan Lindore ku qinda mija persona janë në nji situatë mjaft të randë”, njoftoi Presidenca në nji deklaratë.

Ghouta Lindore asht nji nga bastionet e fundit të rebelimit sirian në luftë kundër regjimit të Bashar al-Assad.

 

Shperndaje në: