Ky asht propozimi ma i ri serb për zgjidhjen e problemeve me Kosovën

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, ka propozue krijimin e nji konference ndërkombëtare e cila kishte me parandalue luftën eventuale për shekuj të tanë.
Ministri serb këtë e ka argumentue tue thanë se, “krejt bota duhet me u pyet për zgjidhjen e rastit të Kosovës”.

“Serbia e cila e konsideron Kosovën si djepin e saj historik, duhet me kërkue nji konferencë ndërkombëtare, e cila kishte me i parandalue luftat e mundshme për shekuj të tanë”, tha Dacic, percjell lajmi.net

Në të njajtën linjë, asht edhe Ministri i Tregtisë i Serbisë, Rasim Lajic.

Shperndaje në: