Shaqir Totaj i PDK’s flet për koalicionet në Prizren

Kandidati i PDK’s për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ba të ditun se bisedimet me partitë e tjera para ballotazhit të 19 Nandorit janë tue shkue mirë.

Totaj ka thanë për lajmi.net se ka pasë bisedime me të gjitha partitë, përveç me Vetëvendosjen, me të cilën janë në ballotazh në qytetin e Prizrenit.

“Jemi në bisedime me të gjitha partitë e tjera, përveç kësaj me të cilën jemi në ballotazh. Bisedimet po shkojnë mirë, edhe ka mbet me vendos a kemi me pasë koalicion formal para ballotazhit apo mbas”, ka thanë kandidati i PDK’s për kryetarin e Prizrenit.

Shperndaje në: