Hoyt Yee: Nuk kam dashte me tremb Vucicin, po me kshillue

Zavendës-ndihmës sekretari i Amerikës, Briyan Hoyt Yee ka thanë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet me vazhdue.

Yee ka sugjerue të dy vendet që dialogu me vazhdue me hapa ma të shpejtë se deri sot, por ka potencue se janë Kosova dhe Serbia që vendosin.

“Ka fillue nji dialog i mbrendshëm në Serbi, por duhet të zhvillohet edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ma shpejt se deri sot. Kjo asht vetëm këshillë, pasi përsëri dy shtetet vendosin”, ka thane Yee.

Zyrtari i naltë amerikan u pyet nga gazetari i “Zërit të Amerikës” për dekalratën e tij se, “Serbia nuk duhet me u ulë në dy karriga”.  Yee sqaroi situatën tue thanë se ishte nji këshillë e tij dhe jo ultimatum.

“Thania ime ishte që Serbia me ec ma shpejt drejt BE. Nuk ishte ultimatum, as paralajmërim. Tema ishte qysh shteti serb duhet me ec drejt Bashkimit Europian, dhe unë i dhashë disa këshilla”, tha Hoyt Yee.

Ai në fund theksoi se Amerika ka me mbete partner i Serbisë.

Shperndaje në: