Vlente vetëm 499 dollarë, por mbas nji spoti ia ofrojnë 50 mijë dollarë për kerrin

Vlente vetëm 499 dollarë, por mbas nji spoti që ia realizon i fejuemi i saj çikës i ofrojnë 50 mijë dollarë për kerrin e përdorun.

Nji çikë kërkonte me shitë kerrin e saj Honda Accord, i vitit 1996 në faqen e Ebay.

Kerri vlente vetëm 499 dollare, por mbas nji spoti fantastik të realizuem nga i fejuemi i saj, kerri asht shitë në Ebay plot 50 mijë dollarë.

“Ti je ndryshe, i ban gjanat simbas mënyrës tande dhe kjo të ban nji person unik/ Ti nuk ke nevojë për gjana, sepse ke veten/ Nuk të interesojnë paret, sepse ke atë që ke dasht gjithmonë/ Nuk i vlerëson gjanat se si duken, por se si funksionojnë ato/ Dhe kjo nuk asht nji kerr. Kjo je ti, asht nji zgjedhje/ Zgjedhja jote/ Ju prezentoj nji Honda Accord e vitit 1996, nji kerr për cilindo që ka realizue jetën e tij… Tue fillue nga 499 dollarë me 141.095 milje…”, thuhet në spotin që shoqnon çikën me kerrin e saj.

Video asht publikue nga Corriere della Sera.

Shperndaje në: