Vietnami gati me i ba bashkë dy liderët e botës!

Presidentët e SHBA’ve dhe Rusisë Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë me pasë rastin me bisedue për problemin e Koresë Veriore në Forumin e Azisë dhe Paqësorit mbi Bashkëpunimin Ekonomik në Vietnam javën e ardhshme, lajmërojnë mediat ndërkombëtare.

Dy presidentë kanë me pasë rastin me bisedue në samit, dhe se përgatitja e detajeve rreth takimit të tyne asht në zhvillim e sipër, raporton Reuters.

Televizioni amerikan CNN ka lajmërue se dy presidentë duhet m’u takue javën e ardhshme në samitin e vendeve aziatike-pacifike.

“Dëshirojmë që Putin me na ndihmue rreth Koresë Veriore, ndërsa kemi m’u takue edhe me liderë tjerë”, ka deklarue Trump.

Siç ka lajmërue CNN, momenti në të cilin kanë m’u takue dy liderët asht i pafavorshëm për Trump’in për shkak të hetimeve mbi lidhjet e tija me Rusinë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

Pritet që Trump dhe Putin m’u takue gjatë samitit të liderëve të vendeve aziatike-pacifike, i cili fillon t’Ejten.

 

Shperndaje në: