Eksporti i armëve, qe sa miliarda dollarë fitoi Rusia me 2017

Eksporti i armëve dhe pajisjeve ushtarake në Rusi pritet me arritë në 15.3 miliardë dollarë në fund të vitit 2017.

Shifrat janë ba publike nga Presidenti rus Vladimir Putin në nji takim me anëtarë të komisionit për bashkëpunimin ushtarak të Rusisë me vendet e tjera.

“Në bazë të dhanave për periudhën Kallnor-Shtator të këtij vjeti, portofoli i porosive për bashkëpunimin ushtarako-teknik ka tejkalue kuotën e 45 miliardë dollarëve amerikanë. Ndërsa në bazë të planit për 2017’ten, eksportet pritet me arritë në 15.3 miliardë”, tha Putin.

Simbas tij, stabiliteti ekonomik dhe financiar i industrisë së armatimeve asht përforcue ndjeshëm në vjetet e fundit, ndërkohë që asht avancue edhe kapaciteti teknologjik i tyne.

“Bahet fjalë për produkte ushtarake dhe teknologjike që synojnë mbrojtjen e civilëve. Në këtë drejtim kisha dashtë me ritheksue randësinë e diversifikimit të industrisë së armatimeve”, ka thanë Putin.

 

 

Shperndaje në: