Në Rrokum diskutohet për kontrollin dhe cilësinë e naftës në Kosovë (video)

Ministri i Tregtise dhe Industrise, Bajram Hasani, dhe Jakup Gashi, Pronar i laboratorit “SIERRA LAB”, kane qene te ftuem ne emisionin Dite Mbas Dite te Televizionit Rrokum me moderator Pleurat Salihu.

Me dy panelistët u diskutue per cilesine e naftes qe hyn ne Kosove dhe kontrollin e saj.

Lidhun me kete teme kishte raportue edhe TV Rrokum para disa muejve, te cilin mundeni me pa ne kete link.

Ministri Hasani ka ba me dije se sot i ka marre rezultatet e para te dy laboratoreve per kontrollin e cilesise se naftes ne import, te cilat siç thote ai, jane ne perputhje me cilesine e kerkueme.

Jakup Gashi, Pronar i laboratorit “SIERRA LAB”, u shpreh i habitun, tue thane se asht interesant fakti qe, prej 59 maunave te kontrollueme, te dalin krejt mire.

Megjithate, Ministri Hasani shtoi se, menyra e kontrollit te ketyne maunave asht ba ne menyre sekrete, dhe simbas tij, s’kane mujt me rrjedh informata lidhun me kete, shkruen Rrokum.TV

“Kam caktue komision me pa nese dy laboratoret e akredituem nga Ministria kane saktesi, dhe rezultatet kane qene pozitive”, tha nder te tjera ministri Hasani.

Per ma shume lidhun me kete diskutim, mundeni me pa emisionin e plotë./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

 

 

Shperndaje në: