‘Bashkë për Gjakovën’, koalicioni ma i ri në mbështetje të Kusari-Lilës!

“Bashkë për Gjakovën” quhet koalicioni i sapozyrtarizuem në Gjakovë në mes të Alternativës, Lëvizjes Vetëvendosje, LDK’s dhe AKR’s, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 19 Nandorit.

Me këtë rast, në nji konferencë për media, kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me kryetarët e degëve të këtyne partive, kanë shpreh gatishmëninë për me bashkëpunue në katër vjetet e ardhshme në bashkëqeverisje, “në mënyrë që Komuna e Gjakovës me vazhdue rrugëtimin e zhvillimit në të mirë të gjithë banorëve dhe qytetarëve të saj”.

 

Shperndaje në: