Avokati Gashi: Vendimi i Gjykatës, politik – me shfajësue vrasjen e Astrit Dehari

Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi vendimin e gjykatës e cila dënoi me 21 vijet burg katër aktivsitët e Vetëvendosjes e ka quejt vendim politik, nonsense jurdik dhe në kundërshtim me rregullat ligjore.

Gashi mbas përfundimit të seancës ka thanë se përkundër provave që e dëshmuen pafajësinë e aktvistëve të VV, gjykata për shkaqe politike vendosi t’i shpall fajtorë.

“Përkundër provavë që e dëshmuan pafajësinë, për arsyeje politike, i dënoj. Kjo ka ndodh për dy arsyeje, e para më mbulu rastin e vrasjës së Astrit Deharit dhe në dy jemi 24 orë para zgjedhjeve komunale. Provat e prokurorisë janë të gjitha shfajsuese, është e quditshme, nonsense jurdik në kundërshtim me ligjin” ka thanë Gashi.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me rast penal por krejtësisht politik, duke pasur parasysh edhe datën kur janë arrestuar, ka qenë dy ditë para se në kuvend të diskutohej për demarkacion. Neve nuk na mbetet vetëm të vazhdojmë luftën për lirinë e aktivistëve
Është çështje e thjeshtë dhe është obligim ligjor që të bëjmë ankesë, por tani nuk jemi të sigurt se edhe instancat tjera janë të ndikuara politikisht. Këto mund të zgjidhen vetëm me përfshirjen e ndërkombëtarëve, sepse të gjithë aktivistët e vetëvendosjes janë burgosur për arsye partiake Të gjitha provat folën për pafajësinë e tyre, dhe prokuroria nuk ka pasur dëshmi të marr këtë vendim” ka shtue Gashi.

Shperndaje në: