Çka po paralajmëron Vetëvendosje mbas vendimit ndaj aktivistëve (video)

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka mbajt nji konferencë të jashtëzakonshme mbas vendimit me dënim me burg të katër aktivistëve të VV’s.

Ai ka thanë se nuk ka pas asnji provë për me marrë nji vendim të tillë, raporton Indeksonline.

“Ky vendim nuk sjell drejtësi por synon me mbulue vdekjen e Astrit Deharit. Sot dy ditë para zgjedhjeve lokale tregon se sa politik asht vendimi i sotëm i gjykatës, por kjo nuk e ndal Vetëvendosjen, andaj mobilizimi ynë ka m’u rritë ende”, ka thanë Ymeri.

Ndërsa, deputeti Dardan Molliqaj ka theksue se ky rast ka me përfundue me pafajësinë e aktivistëve të tyne.

“Sot dikush asht gëzue e dikush asht mërzit, por aktivistët janë të pafajshëm sepse e thonë provat dhe dëshmitë, e jo sepse e thotë Vetëvendosje.

E kam përcjell këtë rast dhe e them publikisht se ashtu si u dënuen sot ata, kam mujt me qenë unë apo secili aktivist i VV’s. Qëllimi asht i qartë, që ti bahet dam Vetëvendosjes”, ka thanë tutje Molliqaj.

Shperndaje në: