Sot zgjedhen kryetarët e 19 komunave në vend

Qytetarët e 19 komunave të Kosovës, sot kanë me votue për me zgjedhë kryetarin e ri, i cili do ta udhëheq qytetin e tyne për katër vjetet e ardhshme.

38 kandidatë i kanë hy garës me fitue primatin e kreut nëpër komunat e tyne, ndërsa në komunën e Parteshit ka m’u ba rivotimi për kryetar.

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve gjatë ditës ka ba të ditun se i kanë kry krejt pregaditjet para procesit të votimit, që pritet me nis sot ne oren 07:00 te mëngjesit.

Mbi 13 mijë vëzhgues janë akreditue nga KQZ me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

 

 

Ma poshtë mundeni me lexue edhe numrin e votuesve nëpër çdo komunë:

 

Gjakovë – 114 mijë e 418 qytetarë me të drejtë vote

Gjilan – 100 mijë e 399 qytetarë me të drejtë vote

Dragash – 40 mijë e 338 qytetarë me të drejtë vote

Istog – 47 mijë e 683 qytetarë me të drejtë vote

Kaçanik – 33 mijë e 917 qytetarë me të drejtë vote

Klinë – 47 mijë e 408 qytetarë me të drejtë vote

Kamenicë – 38 mijë e 13 qytetarë me të drejtë vote

Mitrovicë e jugut – 79 e 42 qytetarë me të drejtë vote

Obiliq – 24 mijë e 582 qytetarë me të drejtë vote

Rahovec – 57 mijë e 200 qytetarë me të drejtë vote

Podujevë – 84 mijë e 88 qytetarë me të drejtë vote

Prishtinë – 188 mijë e 341 qytetarë me të drejtë vote

Prizren – 168 mijë e 884 qytetarë me të drejtë vote

Shtime – 26 mijë e 356 qytetarë me të drejtë vote

Suuharekë – 66 mijë e 390 qytetarë me të drejtë vote

Ferizaj – 108 mijë e 561 qytetarë me të drejtë vote

Vushtrri – 71 mijë e 978 qytetarë me të drejtë vote

Malishevë – 52 mijë e 273 qytetarë me të drejtë vote

Kllokot – 3 mijë e 742 qytetarë me të drejtë vote

Partesh – 4 mijë e 694 qytetarë me të drejtë vote (rivotim) 

 

Shperndaje në: