Zyrtare: Largim i madh në futbollin italian (foto)

Italia

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, ka dhanë dorëheqjen mbasi përfaqësuesja “axurre” dështoi m’u kualifikue në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Lajmi asht konfirmue nga vetë Tavecchio, i cili i kërkoi falje të gjithë italianëve për këtë dështim të madh, por theksoi se tash asht koha për nji epokë të re, shkruen “Football-Italia”.

“Po largohem, sepse dështova. I kërkoj falje të gjithë italianëve. Tash asht koha që futbolli italian me nisë nji epokë të re”, tha Tavecchio.

Shperndaje në: