PDK vjen me nji vendim të papritun mbas rezultatit në zgjedhje

Përmes nji deklarate të lshueme për media, Partia Demokratike e Kosovës falnderon secilin qytetar që besoi në vizionin, platformën dhe kandidatët e saj për Kryetarë të Komunave dhe këshilltarëve të kuvendeve komunale në zgjedhjet e fundit lokale që u zhvilluen në Republikën e Kosovës.

Por, ky subjekt politik ka njoftue se qysh tash nisin pregaditjet për zgjedhje të mbrendshme partiake në të gjitha degët, nëndegët dhe seksionet.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, në përputhje me vendimin që është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues, më 29 korrik 2017, dhe në përputhje me Statutin e PDK-së, nga sot shpall zgjedhjet e brendshme partiake.

Partia Demokratike e Kosovës fton të gjitha strukturat e veta, nëpër degë, nëndegë dhe seksione, të fillojnë përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të brendshme”, thuhet në deklaratë.

PDK thekson se mbetet lidere në shumë ndryshime, në sjelljen e figurave të reja në skenën politike, njerëz profesionistë, si dhe për hapsinën që u ka dhanë grave e të rijve dhe ka me vazhdue edhe ma fuqishëm në Konventën e ardhshme zgjedhore.

Në deklaratë po ashtu thuhet se Partia Demokratike e Kosovës pret numërimin e secilës votë, për me çue në vend vullnetin e plotë të qytetarëve, mbasi që ende janë të panumërueme edhe mija vota me kusht nëpër disa komuna.

“Për këtë, ftojmë të gjitha institucionet përgjegjëse, si dhe partitë politike, që të kontribuojnë për një përfundim demokratik të këtij procesi zgjedhor – në të cilin u dëshmua demokraci e lartë e kulturë evropiane”, thuhet në komunikatën e PDK’s.

 

Shperndaje në: