Sulm me bombë në xhami, 50 të vdekun

Nji ngjarje e randë ka ndodhë ditën e sotme në Nigeri, ku të paktën 50 persona janë vra në nji sulm kamikaz në qytetin e Mubisit.

Nji bombardues hyni mbrenda në nji xhami gjatë lutjeve në mëngjes, ku ndodheshin qindra besimtarë.

Nji dëshmitar tha për agjensinë e lajmeve “AFP” se bombarduesi ishte pjesë e nji grupi sulmuesish të armatosun.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësine deri tash, por militantët e Boko Haramit sulmojnë zakonisht vende të mbushuna me njerëz në Nigerinë veriore, raporton “BBC”.

Shperndaje në: