E zbulon Haradinaj: Kështu do të ndahet ‘kulaçi’ nëse fiton Abrashi në Prishtinë (video)

Deputeti i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka theksue se nëse kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), del në fund fitues nga gara për kreun e Prishtinës, partia e tij do të marrë Nënkryetarin e Komunës dhe tri drejtori.

Haradinaj në TV Dukagjini, ka thanë se AAK do të vendosë se kush do të jenë titullarët në këto pozita.

“E kemi në marrëveshje Nënkryetarin e Komunës dhe tri drejtori. Ka qenë arsye e fortë pse AAK ka lobue dhe vrapue për Abrashin, dhe deridiku e ka ngushtue rezultatin përballë Shpend Ahmetit”, ka shtue Haradinaj.

Simbas tij, autoriteti i Ahmetit e ndihmojë VV’n me arritë nji rezultat të mirë, sepse “nëse i shohim rezultatet e zgjedhjeve nacionale në Prishtinë, VV ka ranie.

 

Shperndaje në: