Bindet edhe Mustafa: Ky kandidat fiton me rinumërim të votave në Prishtinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thanë se gara për Prishtinën, mbetet ende sfidë e këtij subjekti partiak në mënyrë që të zgjidhet kreu i kryeqytetit gjithnji tue respektue votën.

”Kemi sfidën për Prishtinën për me kalue në mënyrë reale në mënyrë që fituesi të jetë ai që kanë dasht qytetarët e Prishtinës. Kemi dy degë që kemi pas rezultatet që nuk i kemi prit. Asht nji pjesë e Prishtinës e cila asht në zhvillim e sipër”, tha Mustafa në Klan Kosova.

Kreu i LDK’s tutje ka thanë se rinumërimi i votave asht i nevojshëm në mënyrë që të pastrohet gjendja e gabimeve të mundshme në ballotazh.

Kjo mbasi simbas tij ka nji diferencë mjaft të ngushtë në mes kandidatit të tyne për Prishtinën, Arban Abrashit si dhe atij të Vetëvendosjes, Shpend Ahemtit.

”Në mënyrë që fitorja të jetë e qartë na kemi kërkue rinumërim. Jam i bindun që do të fitojë kandidati ynë, Arban Abrashi, por ajo mvaret nga qytetarët”, tha ai.

Simbas tij, rezultati asht shumë i përafërt e sigurisht që gjithmonë janë dyshimet se mund të ketë ndodh diçka.

 

Shperndaje në: