Kinë, shpërthim i fuqishëm në nji fabrikë, ka të vdekun e të plagosun

Të paktën dy persona gjetën vdekjen dhe dheta të tjerë kanë mbetë të plagosun nga nji shpërthim në qytetin port lindor të Nigbo në Kinë, thanë zyrtarët.

Simbas BBC, shpërthimi thuhet se ka ndodhë në nji fabrikë rreth orës 09:00 me orën lokale në rrethin Jiangbei të qytetit, tue shkaktue rrximin e disa ndërtesave të afërta.

Media shtetnore njoftoi se të paktën 30 persona ishin dërgue në spitalet lokale në mes të operacioneve të pshtimit.

Media kineze thojnë se të paktën dy nga të plagosunit raportohen të jenë në gjendje të randë, tue citue autoritetet lokale.

Policia tha në mediat sociale se nji hetim ishte në proces për me përcaktue shkakun e shpërthimit.

Mediat kineze thanë se shpërthimi ndodhi në nji zonë industriale dhe ndërtesat e banimit të damtueme aty afër ishin tashma bosh para prishjes së planifikueme.

Shperndaje në: