Shkon në 305 numri i viktimave nga sulmi n’Egjipt (video, kujdes pamjet)

Zyrtarët egjiptianë thanë se ka shkue në 305 numri i viktimave nga sulmi i të Premtes në veri të gadishullit të trazuem të Sinait.

Zyra e Prokurorit publik tha të Shtunën se 25 deri në 30 ekstremistë sulmuen Xhaminë Al-Rawdah në qytetin Bir al-Abed, në perendim të kryeqytetit krahinor el-Arish, ndërsa raportohet se mbanin edhe flamurin e ISIS.

Militantët arritën në Xhami me katër kerre tip fuoristradë, qitën mjete shpërthyese dhe qëndruen mandej përjashta tue shti me armë zjarri mbi besimtarët që po provonin të iknin. Sulmuesit përdorën po ashtu kerre të kallune për me bllokue daljen nga Xhamia.

https://youtu.be/Hte_qG75-0s

Shperndaje në: