Krijohet pajisja që të ofron mundësinë me përjetue ndjesinë e vdekjes! (video)

Nji pajisje që duket sikur sjell nji ndjesi jashtë trupit tonë me anë të realitetit virtual mundet me i ndihmue njerëzit të kuptojnë eksperiencën e ‘vdekjes’ kur janë gjallë.

Outrospectre asht dizajnue me sigurue terapi për pacientët e smutë në spitale, tue i lejue që të përjetojnë ndjenjën e vdekjes.

Tue u përball% me të, mendohet se ka me zvogëlue rrezikun e traumës që mundet me pësue dikush në realitet.

Eksperimenti asht krijim i dizajnerit gjerman, Frank Kolkman, i cili u diplomue në Kolegjin e Arteve në Londër në 2015.

Në vend që të sjell nji botë virtuale me grafikë kompjuterike, pajisja kap pamjet nga bota reale.

Pacientët qëndrojnë me nji krye robotike, të pajisun me kamera 3D në secilin sy, e cila asht montue në nji mënyrë që lejon kryet me lëvizë para dhe mbas.

Asht testue në 5 persona, 4 prej të cilëve tregojnë se ndjesia kishte të bante me lëvizjen fizike që përjeton trupi kur kalon në nji ambient tjetër.

Shperndaje në: