Sot mësohen emnat e kryetarëve të Prishtinës, Prizrenit, Rahovecit e Dragashit

Zgjedhjet

Sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), në orën 10:00 ka me fillue rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit, kurse mandej ka me u procedue me numërimin e votave me kusht dhe me postë për Prishtinën dhe Prizrenin.

Mbas përmbylljes së këtyne dy komunave, ka me fillue me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe mandej edhe të atyne për Komunën e Prizrenit.

Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka me u procedue simbas kodeve që kanë komunat, njoftoi KQZ.

Shperndaje në: