Thaçi e pret zyrtaren amerikane, tregon se po kordinohen për FSK’n (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, asht takue me zavendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA’ve, Laura Cooper.

Thaçi tha se ata biseduen për bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA’ve në sektorin e sigurisë.

“Jemi tue punue me intensitet të shtuem në integrimin dhe promovimin e të gjitha komuniteteve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe po koordinohemi edhe me partnerët ndërkombëtarë që ta përmbyllim sa ma shpejt procesin e transformimit të saj në Forca të Armatosuna të Kosovës”, ka shkrue Thaçi.

Shperndaje në: