Mbledhja e dy Qeverive, nga Korça në Pejë

Mbas nënshkrimit të disa marrëveshjeve dhe memorandumeve Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama tha se janë të vendosun me fuqizue marrëdhanien mes dy vendeve si dy shtete drejt integrimit europian.

Rama theksoi se këtë herë kanë marrë angazhime serioze për diasporën dhe tash kanë me njoftë si nji.

Simbas tij pamvarësisht se janë dy shtete, diaspora asht nji.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se Kosovën e presin shumë sfida që burojnë nga specifikat e Kosovës.

Ai tha se integrimin drejt BE’s e shohin të ndërlidhun me Shqipninë.

Dy Kryeministrat ban të ditun se takimi i radhës i dy Qeverive do të mbahet në Pejë.

 

Shperndaje në: