Ky asht Pallati ku do të martohen Princi Harry dhe Meghan Markle (foto)

Princi Harry, djali i vogël i Princeshës Diana dhe vllau i Princit William të Britanisë së Madhe, asht fejue këto ditë me aktoren amerikane Meghan Markle.

Mediat ndërkombëtare raportojnë që tashma asht vendos që dasma e çiftit të mbahet në muejin Maj të vitit 2018, në kështjellën Windsor, rezidencë e monarkisë në Angli.

Kështjella Windsor asht nji prej shumë pronave të Mbretneshës britanike.

Ajo daton nga shekulli i 15’të dhe asht nji prej ndërtesave ma të bukura në pronësi të mbretneshës.

E njoftun për arkitekturën e saj të mrekullueshme, Windsor ka qenë shtëpi e mbretneshës për 900 vjet.

Dasma e princit duhet me qenë shumë mirë e organizueme dhe të paraqesë para botës randësinë që ka monarkia për popullin britanik, dhe për këtë, pallati Windsor asht vend ideal për këtë ngjarje të madhe.

Shperndaje në: