Qe çka po pregaditin LDK dhe PDK, çka po dyshojnë në VV’n?

pdk ldk

Partitë politike janë në pritje të shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që t’i fillojnë mandej procedurat ligjore për kontestimin e rezultateve në disa komuna.

Lidhja Demokratike e Kosovës, konteston rezultatin në Prishtinë e Dragash, kurse Partia Demokratike e Kosovës në Prizren.

Komisioni Qendror i Zgjedhje, pritet që të Mërkurën me i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.

Por, përkundër njoftimeve të shpalljes së këtyne rezultateve, disa parti politike kanë paralajmërue se nuk kane me njofte atë rezultat dhe kanë me vazhdue me ankesat e tyne në institucioneve përkatëse.

Memli Krasniqi, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se mbas publikimit të rezultateve kane me u ndjek procedurat ligjore.

PDK pretendon se kandidati i saj në Prizren, Shaqir Totaj, asht damtue në raport me kandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, i cili simbas KQZ’s i ka fitue zgjedhjet në këtë komunë.

“Kërkesa jonë ka qenë me shmangur çfarëdo dyshimi për manipulim të rezultateve zgjedhore në forma të cilat ne nuk mund t’i paragjykojmë. Është dashur që të bëhet rinumërimi i plotë në këtë rast i Prizrenit për sa i takon kërkesë tonë, po e ngjashme ka qenë edhe kërkesa edhe për Prishtinën. Krejt ai ngulmim i Vetëvendosje për ta kundërshtuar rinumërimin na bënë të dyshojmë se ata kanë se çka të fshehin. Sido që të jetë, ne presim shpalljen e rezultatit zyrtar nga ana e KQZ-së, pastaj do t’i ndjekim proceduarat e parapara ligjore, qoftë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ose në faza tjera”, tha Krasniqi.

Ai shpreh besimin se dega e Partisë Demokratike Kosovë në Prizren ka fakte të mjaftueshme me dëshmue se gjatë procesit të votimit ose të numërimit ka pasë parregullsi.

“Besoj se dega jonë në Prizren ka materiale të mjaftueshme për t’i kontestuar se paku në vende të caktuara, në qendra të caktuara të votimit, rezultate të cilat nuk janë rinumëruar, por mbetet pastaj në instancat vendimmarrëse që t’i trajtojnë ato ankesa potenciale”, tha Krasniqi.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmërue se ka me i kundërshtue rezultatet zgjedhore në Komunën e Prishtinës dhe në Komunën e Dragashit.

Në Prishtinë, kandidati i LDK’s, Arban Abrashi, simbas KQZ, ka humbë në garën për kryetar, me nji dallim të vogël votash, nga Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

LDK-ja përmes nji komunikate për opinion ka sqarue se ka m’i përdorë “të gjithë mekanizmat kushtetues dhe ligjorë, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet lokale, veçmas në rastet, në të cilat janë evidentuar parregullsi, siç janë Prishtina dhe Dragashi”.

Mbas disa ankesave të subjekteve politike, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte marrë vendim që në Komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit të bëhet rinumërimi i votave. Por, me ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, çashtja shkoi në Gjykatën Supreme ku u vendos që të mos bahet rinumërimi në këto dy komuna.

LDK’ja konsideroi se “vendimi i Gjykatës Supreme cenon të drejtën kushtetuese të kandidatit të LDK-së, për Prishtinën, Arban Abrashi”, sepse, simbas kësaj partie politike, “nuk ia jep mundësinë që në mënyrë transparente të vërtetohen rezultatet përmes procesit të rinumërimit”.

Shperndaje në: