Pyetja për rastin shokues të Hagës, si e futi Praljak helmin në Gjykatë?

Tribunali i Hagës konfirmoi vendimin e shkallës së parë për Slobodan Praljak.

Ai u dënue me 20 vjet burg.

Menjiherë mbas leximit të aktgjykimit, Slobodan Praljak piu diçka, që simbas avokatit të tij, ishte helm.

“Unë nuk jam kriminel i luftës, unë e hedh poshtë verdiktin”, tha Pralajk dhe piu diçka.

Ky rast u ba top lajm në të gjitha mediat e botës, dhe të gjithë po pyesin, se si asht e mundun që helmi të futej mbrenda sallës së gjyqit.

Mediat kroate ma vonë raportuen se Praljak vdiç në spital pamvarësisht intervenimit urgjent të mjekëve.

Ai u shpall fajtor për krime të luftës në Bosne, në kohën kur luftohej që kroatët të aneksonin pjesën kroate të Bosnes. /metro

Shperndaje në: