Haradinaj: Kosova atdhe i të gjithëve, jemi gati me i riatdhesue luftarët e Sirisë

Zyra e Kryeministrit (ZKM) dhe Programi i Kombeve të Bashkueme për Zhvillim (UNDP)  lansuen raportin “Të kuptuemit e faktorëve shtytës dhe tërhjekës: Intervistat me luftarët e huej të kthyem dhe familjet e tyne”
Me rastin e lansimit të këtij raporti, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se ideja e islamit radikal në Kosovë, asht nji shpifje e krijueme nga nji agjendë e rrezikshme që ka qarkullue në Kosovë.

“Ideja se islami asht i rrezikshëm në Kosovë ash ide fallse-shpikje. Kosova asht atdhe i të gjithëve dhe jemi të gatshëm me i riatdhesue të gjithë që duen të kthehen. Kosova e merr përgjegjësinë me sigurue jetën e të gjithëve. Në Kosovë tash të gjithë na e kemi të qartë se nuk asht lufta që më zhvillu islamin në Kosovë, me rrit e me kultivu mbasi islami ka qenë tradicional në Kosovë dhe ka bashkëpunu me fetë e tjera, tha Haradinaj.

Ambasadori i Shteteteve të Bashkueme të Amerikës, Greg Delawie, tha se institucionet e Kosovës duhet me punue që të rijtë të mos përkulen para ideologjive të dhunshme.

Në fund u paraqit edhe raporti në të cilin u tha se largimi nga Kosova për në vendet e luftës ka fillue në vitin 2012  ku janë largue 253 burra, 55 gra dhe 27 fëmi.

Poashtu u tha se ka shumë arsye pse këta persona janë largue nga Kosova.

Disa prej arsyeve janë edhe mungesa e identitetit e stigmatizimi i bamë.

 

Shperndaje në: