Shkarkohet kjo anëtare e bordit të RTK’s, kjo asht arsyeja (foto)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votue pro shkarkimit të anëtares së deritashme të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Mimoza Hasani – Pllana.

Kërkesën për shkarkimin e saj e paraqiti në Kuvend anëtarja e Komisionit për Media, deputetja Shqipe Pantina, e cila tha që anëtarja e deritashme e bordit të transmetuesit publik ka ba shkelje ligjore për nji periudhë dy vjeçare.

Mimoza Hasani-Pllana u shkarkue për shkak se shkeli ligjin për shërbimin civil, tue mbajt nji pozitë në Ministrinë e Arsimit në të njajtën kohë me atë të anëtares së bordit të RTK’s.

Gjithashtu, disa nga deputetët mbështetën kërkesën e deputetit Milaim Zeka për me formue nji komision i cili do të hetonte të gjithë anëtarët e të gjitha bordeve publike dhe mënyrën se si ata janë emnue apo nëse kanë kualifikimin e duhun.

 

Shperndaje në: