Haliti nuk përmend emna se kush gjuejti gaz lotsjellës në Kuvend

Anëtari i kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, tha sot në seancën gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes se nuk e ka pa saktësisht kush ka hedh gaz lotsjellës gjatë seancave të Kuvendit.

Deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli e Donika Kadaj janë të akuzuem për hedhje të gazit lotsjellës në seancë, ndërsa tre deputetë të PDK’s, përfshi edhe Xhavit Halitin, kanë dëshmue sot për këtë rast.

Haliti u pyet nga Prokurori për rrethanat e hedhjes së gazit lotsjellës.

“Sinqerisht të them, siç e ka parë opinioni, i kam parë lëvizjet, i ka hedhë opozita. Nuk mund ta konkretizoj saktësisht se kush e ka hedhur. Mund të them se të gjithë kanë hedhur gaz, ka qenë kauzë e opozitës por nuk kam parë asnjë person të veçantë, konkret që e ka hedhur gazin. Arsyeja që nuk e kam vërejtur është se kam qenë kryesues i seancës, duke i shikuar shkresat dhe nuk mund ta specifikoj se kush e ka hedhur gazin”, tha Haliti.

“Nuk ka pas mundësi që të mbahen seancat për shkak të gazit, të gjithë deputetët kanë dalë jashtë”, shtoi ai.

 

Shperndaje në: