Supremja vendos, ky asht vendimi zyrtar për Istogun (foto)

Zgjedhjet

Gjykata Supreme ka vendos që Istogu me shkue në rivotim.

Vendimi asht marrë pak qaste ma parë nga gjyqtarët e Supremes.

Nëprmjet nji komunikate për media, Supremja ka ba të ditun se ankesat e LDK’s dhe AAK’s janë refuzue.

“Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ditë më parë mori vendim që komuna e Istogut me shkue në rivotim për raundin e dytë, vendim të cilin e kundërshtoi fuqishëm AAK e cila në këtë komunë kandidoi me Gani Dreshajn kundër kandidatit të LDK’s, Haki Rugova.

 

Haki Rugova Gani Dreshaj

 

Shperndaje në: