Përmbytja bashkon Ramën me Bashën, vjen edhe ky falënderim!

Duket se në Shqipni duhet me ndodhë ngjarje të skajshme për me pasë nji bashkëpunim të politikës, ose ma s’paku nji ‘armëpushim’.

Ka qenë Kryeministri Edi Rama ai që ka falenderue kreun e PD’s për mirëkuptimin e djeshëm në Kuvend.

“Dua ta falenderoj Lulzim Bashën që dje ka shprehur mirëkuptimin për të ndërprerë diskutimet që ishin në rendin e ditës për buxhetin nga ana e opozitës dhe për të na dhënë mundësinë të mbyllim seancën në një kohë të arsyeshme që të ishim në krye të dëryrës” –  tha sot Rama në Fier.

Mirëpo nga ana tjetër, edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kry nji inspektim në zonën e Kamzës.

Në takimin e tij me bizniset dhe qytetarët, Basha u kërkoi atyne bashkëpunim me stafet e emergjencave civile për me përballue këtë situatë.

Në thelb, reagimet e dy figurave kryesore të politikës ngjajnë si nji marrëveshje e heshtun.

Kjo mbasi u kalue nga nji sherr i egër për buxhetin në Kuvend, në nji mirëkuptim për gjendjen në vend.

Por në fakt, kjo asht gjaja me normale që duhet me ndodhë kur vendi goditet nga fatkeqësitë natyrore, katastrofa apo ngjarje aksidentale me pasoja të mëdhaja.

 

Shperndaje në: