A ka ndryshue qëndrim Hasani rreth Demarkacionit?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ishte kategorikisht kundër versionit të Demarkacionit, ku pretendohej se vendi humb tokë me këtë marrëveshje.
Tash ka deklarata se Komisioni për Demarkacion, i Qeverisë Haradinaj, do të del me gjetjet të reja e po supozohet që nga e Hana, Demarkacioni të procedohet në Kuvend.
Por, nga ana tjetër deputeti Hasani i tha lajmi.net, se nuk e di se cili do të jetë vendimi i tij kundrejt kësaj çështje.

Njiherë po priten gjetjet që deputeti i PDK’s me marrë nji qëndrim karshi kësaj marrëveshje, që tash e dy vjet asht ma e diskutueme në vend, mbasi asht kusht i Kosovës për heqjen e vizave.

“Ende nuk ka ardhë, ku e di unë çka do të vjen, çfarë varianti. Pa ardhë në Kuvend, nuk mundem me supozue asgja”, ka thanë shkurt Hasani.

 

Shperndaje në: