Kosovës i kërkohet me heq dorë prej simboleve shtetnore për garën e xhudos në Rusi (foto)

Kosovës i kërkohet me heq dorë prej simboleve shtetnore për garën në Rusi, në të kundërtën nuk i lejohet me marr pjesë si shtet në garën ku marrin pjesë 16 ma të mirët në çdo kategori -“The best of the best”.

Njoftimin e ka ba Driton Kuka, i cili ka theksue gjithashtu suksesin e xhudisteve shqiptare, dhe përgjigjen zyrtare që ka ardhë nga nga Ministria e punëve të jashtme e Rusisë.

Njoftimi i tij:

“Mastersi pa Kosovën!
Po kërkohet të heqim dorë në Rusi prej simboleve shtetërore që të marrim pjesë me flamur të Federatës Botërore të cilen zgjedhje nuk do e pranojmë!
Përfundimisht sot nga Ministria e punëve të jashtme e Rusisë erdh përgjegje zyrtare që Kosova nuk do lejohet të marr pjesë si shtet në garën ku marrin pjesë 16 më të mirët në çdo kategori –
The best of the best!
Nora e Distria të cilat shkëlqyen këtë vit në shumë gara e së fundi të arta nga Grand Prix në Hagë nuk po lejohen të prezentojnë shtetin tonë!
Heroinat tona prapë po hasin në barriera politike por ne prapë do punojmë me përkushtim ma tutje pavarësisht pengesave!
Fotot triumfale nga gara e fundit në Hagë e dy Koloseve tona!”, ka shrue trajneri i xhudisteve kosovare.

Shperndaje në: