Izetbegovic ‘dorëzohet’ para Serbisë lidhun me Kosovën

izetbegovic
Anëtari i Presidencës së Bosnës, Bakir Izetbegovic ka thanë se Kosovës nuk mund të njihet ndërkohë që nuk ka konsensus në Presidencën e BeH.

Kjo deklaratës e tij erdhi mbas presionit të Serbisë dhe vet serbëve të Bosnës të cilët reaguen ashpër kur Izetbegovic tha se Kosova duhet të njihet si shtet, përcjell lajmi.net.

Me pas, ai ka thanë se politikanët serb dhe Serbia kanë drejtue kundër tij akuza të randa mbas intervistave që kishte dhanë për Deutsche Welle, dhe kishte deklarue publikisht qëndrimin e tij për njohjen e Kosovës.

Ai ma tej ka thanë, për portalin Klix të Sarajevës, se Kryesia e Bosnës pothuejse të gjitha vendimet e politikës së jashtme i ka ba me konsensus, dhe se çashtjet e vetme e politikës së jashtme në të cilën nuk kishte konsensus, ishin ato që lidhen me çashtjet e pazgjidhuna me Serbinë dhe kroate, si dhe çashtjet që kanë të bajnë me të kaluemen por edhe çashtja e Kosovës.

 

Shperndaje në: